Tirana nuk ndalet, bën zyrtare afrimin e Redon Xhixhës, ndërton një sulm të “frikshëm” (VIDEO)

Të shtyre nga “ethet e mbijetesës”, me ekipin që preku fundin në dy fazat e para, Tirana u detyruar të bëj një tjetër revolucion pas një vetëm pak muajsh. Projekti i nisur në verë dështoi totalisht, me bardheblutë që ndryshuan 3 trajnerë dhe shkrinë thuajse të gjithë ekipin me shpresën për të shpëtuar çfarë ka mbetur nga ky sezon.

Pasi larguan në bllok 9 lojtarë në fund të vitit të shkuar, Tirana e ka nisur frikshëm këtë merkato janari, duke afruar në kryeqytet lojtarë me një kosto shumë të lartë në tregun e transferimeve.

Pasi prezantuan disa lojtarë të huaj, ekipi kryeqytetas bëri zyrtare edhe goditjen e bujshme të kësaj merkatoje dimri, Redon Xhixhën. Ish sulmuesi baradhebu ishte një nga lojtarët më të përfolur në këtë merkato pasi për të interesoheshin disa ekipe, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në fund, diferencën e bëri oferta e Refik Halilit dhe dëshira për të ri veshur edhe një herë fanellën bardheblu. Klipi i prezantimit të tij vërteton pikërisht këtë, Xhixha nuk mund t’i thoshte “Jo” një ofertë nga Tirana për t’u rikthyer edhe një herë në shtëpi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×