Zyrtarizohet “divorci”, Shkëndija ndan rrugët me lojtarin

Egzon Belica dhe Shkëndija kanë ndarë  rrugët. Lajmi për ndërprerjen e bashkëpunimit me mbrojtësin, është bërë publik nga klubi.

Postimi:

Mbrojtësi strugan Egzon Belica nuk do të jetë pjesë e kuqezinjëve në vazhdim të sezonit. Shkëndija falënderon lojtarin për kontributin dhe profesionalizmin e treguar në fanellën kuqezi. KF Shkëndija dhe mbrojtësi Egzon Belica ndajnë rrugët. Lojtari dhe kryesia në diskutim të përbashkët vlerësuan se në këtë moment interes i dy palëve është që futbollisti të kërkojë mjedis ku do të ketë më shumë hapsira për të luajtur. Belica erdhi në Shkëndijë në merkaton e verës së shkuar (2025) për të shtuar konkurencën në situatë kur klubi garonte në tre fronte, kampionatin vendor, Kupën e vendit dhe UEFA Conference League.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×