“Kam qenë në “News24” kur Belinda ishte magaziniere”/ Hoxha ‘skanon’ deklaratat e Ahmetajt: Po tregon makinerinë e krimit. Nxori edhe skandalin KAYO

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar deklaratat e Arben Ahmetajt në emisionin “Kjo Javë” në Neës24.

Ai theksoi se denoncimet e Ahmetajt kanë qenë shumë të detajuara. Sipas gazetarit Hoxha nëpërmjet denoncimeve të tij ka treguar se si ka funksionuar kjo makineri kriminale.

“Kamera e Ergys Agasit shërbeu si dritare se çfarë ndodh, ndërsa Arben Ahmetaj po tregon se si funksionon kjo makineri. Ato që thotë Arben Ahmetaj janë në një stad tjetër sepse po të denoncon njeriun që ka qenë atje brenda. Një fjalë tha për verën dhe u zhduk brenda natës…Vetëm një fjalë tha Ahmetaj dhe u zhduk vera. Një njeri që di çdo gjë në sistem. Unë kam qenë në Neës kur Belinda ishte magaziniere. Ai e identifikon Belinda Ballukun dhe gjithë rrjetin e Ballukut. Ai denonco tendera të rinj që ne na kanë ikur nga vëmendja. Rama e ka mik nuk është një gjë që na shqetëson. Rama nuk ka miq, ai vepron fiks si një bos i krimit të organizuar, ka vetëm interesa. Ahmetaj ka folur edhe më parë për  Ron Yeffet, për skandalin KAYO. Ron Yeffet është njeri që ka bërë lobim për kryeministrin. Ben Ahmetaj zyrtarisht është person në kërkim ndërkombëtar. Nëse nuk do kishte ikur sot do kishte tri vite në burg. Do ishte atje dhe nuk do fliste do për asgjë. Flet më Lali Eri? Kush ia qepi gojën? Pra Ben Ahmetaj shyqyr që iku dhe po na jep ne këtë mundësi sepse ndryshe këto do ishin duke hedhur valle. Socialistët duhet të shpëtojnë partinë e tyre, të dalin dhe të denoncojnë atë që po ndodh. Korrupsioni po bëhet në kurriz të tyre. Rama e di shumë mirë se çfarë di Ahmetaj”, tha ai, duke shtuar: “Ia hoqi fishën transmetimit live që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Çfarë ka ndodhur me gjithë këtë zhurmë. Një person që është i skeduar sepse ka pasur problematika, ne po i besojmë fondet. Nëpërmjet Rony,  Rama po blen influencën e tij jashtë vendit. E ka humbur degën amerikane”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×