“Rama po pranon fajësinë”/ SPAK kërkoi arrestimin e saj, Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”! Ambasadat i vunë në dijeni për…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për gazetarët pas përfundimit të tryezës me opozitën, u shpreh se çështja Balluku është bërë tashmë evidente edhe për ndërkombëtarët, të cilët janë informuar nga ambasadat e tyre në vendin tonë, mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku që i hap rrugë arrestimit të saj.

Ai ka shtuar se me gjithçka që po bën, kryeministri Edi Rama po pranon fajësinë e tij.

“PD sigurisht ka komunikim, por qeveritë dhe institucionet që ju përmendet janë të informuar dhe nga ambasadat e tyre këtu dhe në vlerësimin tim qëndrimi i Edi Ramës është qëndrimi i pranimit të plotë të fajësisë për krimet që ka kryer. Ai po pranon fajësinë. Unë një ditë u mora dhe me artikullin që kishte bërë, por ajo është gjëja më e vogël që kishte bërë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×