“Të pranojmë njëri-tjetrin dhe të bashkohemi”, Florjan Binaj në tryezën e opozitës: Ose të merremi vesh, ose të mos qahemi kur të na marrin në qafë

Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj ka mbajtur një fjalë gjatë tryezës së organizuar nga Partia Demokratike me pjesëmarrjen e partive të opozitës, shoqërisë civile dhe intelektualëve, duke theksuar nevojën për reflektim dhe bashkim mes faktorëve opozitarë.

Ai vuri në dukje se arsyeja e vërtetë e këtij diskutimi lidhet me faktin se, sipas tij, të gjithë kanë përgjegjësi për situatën aktuale.

“Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm. Kemi humbur kohë duke u fokusuar jo tek ajo që na bashkon, por tek ajo që na ndan”, u shpreh Binaj, duke shtuar se është koha që palët të pranojnë njëra-tjetrën ashtu siç janë, me dallimet e tyre.

Ai kritikoi përçarjet, fyerjet dhe konfliktet mes aktorëve politikë dhe shoqërorë, duke theksuar se pa marrëveshje dhe bashkëpunim nuk ka të drejtë ankese për pasojat. “Ose duhet të merremi vesh, ose të mos qahemi nëse na marrin në qafë”, tha ai.

Në përfundim, Binaj u largua nga tryeza duke përsëritur arsyen personale të largimit, një detaj që u konsiderua nga të pranishmit si një thirrje e thjeshtë, por domethënëse për përgjegjësinë, bashkëjetesën dhe nevojën për veprim konkret.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×