Zjarri me përmasa të frikshme në magazinat e ‘5 Majit’, del video. Ja zanafilla se ku shpërtheu flaka që shkrumboi mbi 50 dyqane

Pamjet që shihni tregojnë zanafillën se si shpërtheu zjarri në magazinat e tregut 5 Maj në zonën e Medresesë. Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për videon që tregon se ku ra zjarri, që më pas u përhap në magazina, duke shkrumbuar 50 prej tyre.

Siç shihet nga pamjet, në fillim nga një dyqan nis të dalë tym dhe më pas shpërthen flaka e fuqishme.

Kujtojmë se përgjatë gjithë natës u punua për shuarjen e flakëve, ndërkohë që disa vatra janë riaktivizuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×