
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për situatën e përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë dhe administratat lokale për menaxhim të keq dhe korrupsion. Sipas Metës, përmbytjet e fundit, përfshirë atë të Gjirokastrës, janë rezultat i pasivitetit dhe vendimeve të gabuara, jo i reshjeve të dendura.
Meta thekson se hidrovorët, infrastruktura që duhet të menaxhojë ujërat, nuk funksionojnë si duhet dhe janë shndërruar në simbole të korrupsionit, po aq sa inceneratorët që nuk janë ndërtuar ende. Ai i akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme në verë për të parandaluar përmbytjet në dimër dhe se mbrojtja e hidrovorëve ka shërbyer vetëm për të justifikuar shpenzime të padrejta nga fondet publike.
Sipas Metës, me 19 milionë euro të shpenzuara në mënyrë joefektive, mund të ishin ndërtuar pesë hidrovorë funksionalë, të cilët do të parandalonin katastrofa si përmbytja e Gjirokastrës. Ai thekson gjithashtu se administrata qendrore dhe lokale nuk ka marrë përgjegjësinë për pastrimin e kanaleve dhe për menaxhimin e ujërave, duke lënë banorët të pambrojtur.
REAGIMI
𝐇𝐢𝐝𝐫𝐨𝐯𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐪𝐞̈ “𝐩𝐮𝐧𝐨𝐣𝐧𝐞̈” 𝐬𝐢 𝐢𝐧𝐜𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐭.
Kreu i Organizatës Kriminale, i cili u kujtua të mblidhte Komitetin e Emergjencës Civile vetëm 4 ditë pas përmbytjeve që shkaktoi korrupsioni skizofrenik i Qeverisë dhe bashkive të tij, mori në mbrojtje korrupsionin (hidrovorët) e tij.
Në kundërshtim me banorët e përmbytur dhe specialistët e hidrologjisë, ai me pacipësinë që e dallon, ia vuri fajin “qametit” por edhe popullit që flak qese plastike.
Ndërsa administrata e tij e dyfishuar nuk ka asnjë faj pse nuk pastron kanalet në verë apo jep leje ndërtimi mbi kolektorë.
Veçanërisht përmbytja e Gjirokastrës është një “arritje” historike që vetëm Edi Rama mund ta realizonte, ndërkohë që sasia e reshjeve ishte nën mesataren mujore.
Sepse Edi Rama, në vend që të marrë masa në verë për të parandaluar përmbytjet në dimër, apo të përgatitet në dimër për të parandaluar zjarret në verë, ka vendosur të mbrojë pa i’u dridhur qerpiku korrupsionin e tij edhe me hidrovorët.
Sepse për të, hidrovorët punojnë po aq mirë sa inceneratorët që nuk ekzistojnë, me të vetmin ndryshim që hidrovorët ekzistojnë për të na treguar që Edi Rama nuk bën vepra publike në shërbim të qytetarëve, por vetëm për të justifikuar grabitjen e fondeve publike.
Me 19 milionë euro mund të ishin bërë 5 hidrovorë efektive dhe funksionalë.
Megjithatë, rëndësi ka që hidrovorët “punojnë” si inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Këtu turpi nuk ka më turp nga turpi.
and then