“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton datën e protestës së radhës: Para Kryeministrisë, për dorëheqjen e Ramës

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Protesta do të mbahet të shtunën më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Ai nënvizon se kjo protestë është kundër pushtetit të korruptuar, qeverisë kriminale duke theksuar që gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Njoftimi

Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!

Kundër hajdutërisë;

Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore;

Kundër largimit nga atdheu;

Për dorëheqjen e Edi Ramës!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×