Moti i keq/ Ndalohet qarkullimi në segmentin Bogë-Qafë Thore-Theth, shkak rreziku nga ortekët e borës (VIDEO)

Pas përmbytjeve vendi po përballet edhe me bllokimin e akseve rrugore për shkak të reshjeve të borës. Njoftohet se segmenti rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës.

Sipas autoriteteve rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes. Në këtë mënyrë ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes.

Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×