Pajisjet e shkatërruara, ujë kudo. Pamjet nga rrobaqepësia e përmbytur në Durrës, pronarja: Ushqeja 3 fëmijët, bashkia tha se s’do më kompensonte

Pamjet që shihni vijnë nga një rrobaqepësi në zonën e Plazhit në Durrës. Siç shihet nga pamjet e siguruara për nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, uji ka dëmtuar makineritë dhe gjithçka tjetër që ka pasur në biznes.

Pronarja e biznesit, një grua që rrit e vetme 3 fëmijë, u shpreh se gjithçka që pati iu shkatërrua nga përmbytjet. Ajo tha se inspektorët e bashkisë kishin pohuar se do të llogariteshin si dëme vetëm orenditë dhe elektroshtëpiaket dhe jo ato në biznes.

“Unë jam në nenë e vetme që ushqeja 3 fëmije me këto makina qepëse. Nuk kisha ndihmë nga shteti apo babai i fëmijëve për këto 3 vite. Qep dhe pastroj nëpër shtëpi. Tani nuk kam asgjë më!”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×