Probleme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, vërshime uji dhe inerte në zonën e Gurit të Kuq

Vijon problematika e vërshimit të ujërave dhe inerteve në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë zonës së Gurit të Kuq. Situata lidhet me daljen nga shtrati të përroit pranë fshatit Gur i Kuq, një problematikë e evidentuar edhe dy ditë më parë.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, uji dhe aluvionet kanë dalë mbi rrugë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Aktualisht, lëvizja në këtë segment rrugor kryhet vetëm në një korsi, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×