“Represion nga Rama, Peleshi dhe shokëve të tij në PD”, Salianji: Lidershipi paradite ofron bashkim, pasdite përjashtim! Rrogëtarët duan të mbajnë peng partinë

Ervin Salianji ka dhënë mesazhe të forta nga Korcca kundër lidershipit të PD-së.

Ai tha se duhet bashkim për të rrëzuar Ramën. ““E nisa nga kjo dhe dua ta vazhdoj me organizimin tonë të brendshëm. Kemi arritur që, në zonën që mbulova, nga humbje ta çonim rezultatin në barazim. Me të njëjtat kushte represioni që Rama ka përdorur në zgjedhje, me paratë, me Peleshin dhe shokët e Peleshit në PD. Ne nuk kemi marrë para. A është faji vetëm i atyre që na vodhën, apo edhe i lidershipit? Diferenca shkoi në 22 mijë vota. Janë shumë. Duke marrë parasysh edhe largimin e popullsisë nga kjo trevë, që bëri të kishim një deputet më pak.

Rrogëtarët duan ta mbajnë peng PD-në, të nënshtruar. Kam dëgjuar shumë që thonë: ‘Takimet me demokratët shqetësojnë demokratët’. Jo, jo. Shqetësojnë vetëm Edi Ramën. Paradite lidershipi ofron bashkinë, pasdite përjashton. Paradite kërkojnë drejtësi, pasdite shajnë me libër shtëpie SPAK-un. Në mëngjes thonë se Avokati i Popullit u zgjodh nga Rama dhe pasdite Avokatja e Popullit merr funksion nga Rama.

PD-së i shërben revolta, përplasja dhe përballja me qeverinë, përplasja e drejtpërdrejtë me Edi Ramën.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×