Rrëshqitje në zonën e Matogjinit të Selenicës, masivë dheu bien në rrugë, vështirësohet qarkullimi rrugor

Në zonën e Matogjinit të Bashkisë së Selenicës është shkëputur një pjesë mali duke shfaqur problematika në qarkullimin rrugor drejt lagjes Bashaj.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se aksesi është i bllokuar për lëvizje me automjete dhe se banorët janë jashtë rrezikut.

Në njoftim sqarohet se autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Repartin e Xhenios, po merr masat e nevojshme për mbështetje dhe ndërhyrje në terren, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e lëvizshmërisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×