Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”, prokuroria: Dyshohet nga shkëndija elektrike, vijojnë hetimet

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për zjarrin që ra dy ditë më parë në tregun e zonës së “5 Majit”, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është shkëndija elektrike.

“Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë së Tiranës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×