Zyrtare/ Kryesia vendos, më 24 janar mbahet protesta kombëtare e PD-së

Tashmë është zyrtare nga Kryesia e PD-së! Më 24 janar do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike.

Lajmi konfirmohet për nga gazetari Osman Stafa. Siç u pohua dhe më herët në lidhje me këtë datë, tashmë ajo është bërë zyrtare.

Mbi datën në fjalë është diskutuar sot në Kryesi, e cila më pas vendosi përfundimisht. Kujtojmë se në daljen e tij publike për mediat pak ditë më parë Berisha tha se protesta do të mbahej para datës 20 shkurt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×