Dinamo gjen mesfushor, në garë me Vorën për një nigerian

Dinamo pritet të jetë aktive në merkaton e janarit dhe do të ketë ndërhyrje në disa reparte. Deri para fundit të vitit, sulmi ishte reparti ku mendohej më shumë për të afruar lojtarë por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Shitja e Karambës në kampionatin turk, ka liruar vend në mesfushë, i kombinuar kështu me largimin e Fjoart Jonuzit që do të thotë 2 alternativa më pak për Ilir Dajën. Në kushte të tilla, drejtuesit kanë hedhur sytë nga tregu i huaj dhe “Panorama Sport” ka mësuar se kanë nisur bisedimet për transferimin e një mesfushori nga Nigeria. Abas Rabiu pritet të mbërrijë në Shqipëri ditët në vijim, ndërkohë që është në pritje të vizës për të mbërritur në vendin tonë.

Sdfdg
Sdfdg

Mesfushori që konsiderohet një talent, ishte në bisedime edhe me Vorën, por duket se Dinamo e ka bindur për të firmosur me ta, teksa problemi i vetëm tani është procedura e vizës që vonon disa ditë. Megjithatë, palët mund të firmosin kontratën dhe ta depozitojnë në Federatë e më pas të presin që mesfushori të mbërrijë në Tiranë. Ndërhyrje mund të ketë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes por ka edhe disa javë afat deri në fund të merkatos.

Pavarësisht alternativave që mund të ofrohen nga menaxherë të ndryshëm, duket se te Dinamo po e marrin me qetësi duke pritur për ndonjë lojtar që mendohet se mund të bëjë diferencën në pjesën e mbetur të kampionatit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×