Mbi 40 cm dëborë/ Fshatra të izoluara dhe mungesë të energjisë elektrike, probleme në disa zona në Dibër

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së djeshme, në shumë zona mungon energjia elektrike.

Trashësia e borës në njësitë Lurë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Muhurr ka kaluar mbi 40 centimetra. Bashkia Dibër po punon intensivisht për hapjen e rrugëve drejt fshatrave, megjithatë në këto momente raportohet se ende ka fshatra të izoluara.

Në qytetin e Peshkopisë, trashësia e borës arrin rreth 20 centimetra.
Rruga Peshkopi–Kukës kalohet vetëm me zinxhirë dhe me vështirësi të mëdha.
Ndërsa segmenti te Ura e Çerenecit – Librazhd është aktualisht i pakalueshëm, por po punohet për hapjen e tij.

Rruga Peshkopi–Tiranë është e qarkullueshme pa zinxhirë.
Në të gjithë qarkun, strukturat përkatëse po vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve rurale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×