Me kazma e lopata/ Fshati i izoluar prej katër ditësh, banorët e Bashajt tentojnë të hapin vetë rrugën, rrezikohen nga gurët që rrokullisen nga mali

Mbi 250 banorë të fshatit Bashaj vijojnë të jenë të izoluar prej 4 ditësh, pas bllokimit të rrugës lidhëse, pa pasur ende një zgjidhje konkrete në terren. Në mungesë të ndërhyrjes së mjeteve të rënda, banorët janë përpjekur të hapin vetë rrugën me mjete rrethanore, si kazma dhe lopata, për të siguruar qarkullimin minimal.

Situata ka krijuar vështirësi për familjet, veçanërisht për furnizimin dhe lëvizjen drejt shërbimeve bazë.

Banorët shprehen se kanë bërë njoftime për problemin por ende nuk ka ndërhyrje nga strukturave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×