Situatë kritike pas reshjeve intensive! Shkumbini del nga shtrati, përmbyten dhjetëra banesa

Situatë kritike në disa zona të Lushnjes për shkak të prurjeve të lumenjve Shkumbin e Seman. Në fshatin Thanasaj ujërat e Shkumbinit kanë përfshirë dhjetëra banesa e oborre.

Deri në këto momente uji brenda argjinaturës nuk rrezikon dalje nga argjinatura.

Në lumin Seman, fshati Murriz- Kozare ndodhet nën pushtetin e ujërave të lumit Seman. Ngritja e nivelit të këtij lumi rrezikon shumë fshatra përgjatë argjinaturës. Më e vështirë situata në Imshtë ku uji është pothuaj në nivel me argjinaturën. Deri për momentin nuk ka rrezik çarje të argjinaturës, por nëse prurjet vazhdojnë, ujërat mund të kalojnë argjinaturën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×