
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit.
Sipas njoftimit zyrtar, pesë shtetas janë identifikuar si autorë të dyshuar të një rasti mashtrimi, ku një qytetar është dëmtuar me shumën prej 40 000 eurosh. Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit, ku autorët i kanë marrë paratë viktimës duke e mashtruar përmes komunikimeve në një aplikacion, duke u shtirur si persona të njohur të tij.
Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga tre prej shtetasve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.
and then