
Pas ditësh të tëra me mot të keq, reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, kjo e diel me diell ka tërhequr mijëra qytetarë drejt Malit të Dajtit.
Bora që ka zbardhur malin është kthyer në magnet për familje, të rinj dhe turistë, duke e shndërruar zonën në destinacionin më të frekuentuar të fundjavës.
Megjithatë, fluksi i jashtëzakonshëm i vizitorëve ka sjellë edhe trafik të rënduar rrugor.
Aksesi drejt Dajtit është paralizuar pothuajse plotësisht, me radhë të gjata automjetesh që kanë krijuar trafik kilometrik.
Sipas pamjeve me dron, autokolonat shtriheshin deri në rreth 25 kilometra, duke e bërë udhëtimin drejt malit një sfidë të vërtetë për drejtuesit e mjeteve.
Jo vetëm ngjitja, por edhe kthimi nga Dajti është shoqëruar me vonesa të gjata dhe lodhje për vizitorët, të cilët janë përballur me orë të tëra pritjeje në trafik.
Pavarësisht kësaj, shumë prej tyre nuk kanë hequr dorë nga dëshira për të shijuar borën, ajrin e pastër dhe panoramën dimërore që ofron mali më i afërt me Tiranën.
and then