
Bayern fitoi 8-1 ndaj Wolfsburg, duke marrë 3 pikë në Bundesligë. Për bavarezët, ky është suksesi i dytë radhazi, duke bërë që të besuarit e Kompany të kryesojnë me 44 pikë të grumbulluara, 11 më shumë se Dortmund.
Një autogol i Fischer pas 5 minutash lojë i dhuroi epërsinë Bayernit. Pejcinovic barazoi llogaritë, ndërsa Diaz riktheu qetësinë te vendasit.
Në pjesën e dytë, kampionët e Gjermanisë thelluan shifrat me Olise. Më pas një autogol i Jenz do çonte shifrat në 4-1, sakaq gjurmë në këtë takim lanë gjurmë edhe Gerreiro e Kane. Asgjë nuk kishte mbaruar ende, pasi Olise “tundi rrjetën” sërish. Në fund pati kohë edhe për Goretzkan.
and then