“Djalli” ngec sërish, lë pikë në Firenze, Allegri: Vendi i dytë, rezultat i mirë, mendjen te Champions (VIDEO)

Në 2 ndeshjet e fundit, brenda 3 ditësh, Milan lë 4 pikë në garën për titull. Ashtu si ndaj Genoa-s edhe ndaj Fiorentines ishin me fat që dolën me një pikë, në një kohë kur goli i Nkunku erdhi në minutën e 90-të, ndërsa në shtesë ekipi vjollcë tronditi edhe traversën. Në sfidën e parë të fazës së dytë, “djalli” ngeci në Firenze në një “X” 1-1 duke bërë që Inter të qëndrojë i qetë në krye në kuotën e 43 pikëve, 3 më shumë se sa Milan.

Në fraksionin e parë ekipi i Allegri-t ishte “zjarr” duke krijuar disa raste për shënim, në të paktën dy momente, Fullkrug shërbeu pastër për Pulisic, por amerikani në një mbrojte Jo nuk arriti të finalizojë. Situata u përmbys totalisht në pjesën e dytë, me Fiorentinën që mori kontrollin e lojës, tentuan në disa momente, por Mike Maignan si gjithnjë bëri heroin. Pas disa përpjekjeve, Fiore gjeti golin e avantazh ku në minutën e 66-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë Comuzzo dërgoi topin në rrjetë.

Allegri hodhi në fushë Nkunku dhe ishte pikërisht “bomberi” francez ai që i shpëtoi ku në minutën e 90-të me një predhë të vërtetë brenda në zonë barazoi shifrat në 1-1. Në shtesë, në minutën e 97-të Brescianini me një goditje të fortë brenda në zonë përplasi topin në traversë, një rast për të vënë duart në kokë, duke bërë që kjo sfidë të mbyllej pa fitues.

Fiton apo jo, si gjithnjë për Allegrin objektivi nuk ndryshon, nuk ka folur dhe nuk flet kurrë për titull: “Na duhen edhe 34-36 pikë për t’u futur në Champions, të mos shmangemi nga realiteti. Kemi ndryshuar 55% të ekipit, kemi ecur mirë, por duhet të përmirësojmë, duhet të rikthemi te fitorja. Për momentin jemi në vendin e dytë dhe ky është një rezultat i mirë”, u shpreh Allegri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×