“Isha dje dhe pashë vetëm një lopë në një livadh!”, Tedi Blushi: Ku është ‘Durana Tech Park’? Parajsë fiskale, plaçkitje si me inceneratorët

Sekretari dhe Kreu i grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi është ndalur te projekti ‘Durana Tech Park’. I ftuar në programin e drekës në News24, Blushi tha se kjo është një tjetër skemë mashtrimi, si me rastin e inceneratorit të Tiranës.

Ai tha se në atë park, që e ka inspektuar dje nga afër, ka vetëm një livadh. Ai tha se nuk ka një park, por një parajsë fiskale që ka si synim të vidhet dhe të plaçkiten fondet.

“Shqiptarët e morën të mirëqenë që parku u ndërtua. Pasi kështu e shfaqi këtë godinë Edi Rama. (Tregon planin në foto) Mjafton një kërkim në google map, dhe del e gjithë e vërteta. Vetëm 30 minuta larg Tiranës, në lokacionin që vetë kompania ka bërë publike, shkova vet që të njihesha me këtë zhvillim. Aty I vetmi resident ishte një lopë pa zot, një parajsë fiskale, një plaçkitje, zhvatje si inceneratorët e Tiranës. E njëjta gjë ndodh dhe me ‘Durana Park’. Është vetëm një livadh dhe skemë kriminale zhvatjeje. Nëse nuk ka park, na lind e drejta që të dyshojmë se nuk ka as kompani apo zyrë të saj. Ose ata mund të kenë një zyrë në Bllok, por atje ishte livadh. Në atë livadh nuk ka as rrethim dhe as roje.”, tha Blushi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×