“Ishim fantastik”, Flick shijon triumfin në Superkupë, Alonso: Trofe i parëndësishëm

Një triumf me spektakël në “El Clasico”, për më tepër në një finale, ndaj rivalit të përjetshëm Real Madrid, sjell festë në radhët e Barcelonës. Gëzon edhe Hansi Flick, jo vetëm për faktin që shtoi në CV e tij një tjetër trofe, Superkupën, por këtë sukses e arritën me një lojë të bukur:

“Jam me të vërtetë krenar, jo vetëm për faktin që fituam, por imponuam stilin e lojës tonë. Nuk ishte e lehtë, por luajtëm shumë mirë, kontrolluam lojën, luftuam të gjithë si ekip. Mentaliteti i kësaj skuadre është i pabesueshëm, luftuan për ekipin, për stemën, për tifozët. E ardhmja? Jam optimist nëse luajmë si në këtë finale”, u shpreh Hansi Flick.

Ndryshe nga Flick, Xabi Alonso u përpoq ta zbuste këtë humbje duke theksuar se ky ishte trofeu më pak i rëndësishëm i sezonit:

“Sigurisht, të humbasësh një finale nuk të lë një shije të mirë. Më vjen keq edhe për ato raste në fund ku kishim mundësi të barazonim. Duhet të kthejmë faqe sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është trofe më pak i rëndësishëm që ishte në lojë. Tani është momenti të përqendrohemi në objektivat e radhës që kemi, komplimente Barçës”, u shpreh Alonso.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×