“KAYO, e njëjtë me skandalin 5D”, Hoxha: Kanë përzierë privatët me shtetin për të bërë tenderat

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar deklaratat e fundit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili prej vitesh ndodhet në arrati në Zvicër.

Diskutimi u përqendrua te deklaratat e Ahmetajt lidhur me shoqërinë KAYO, e krijuar në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilën Hoxha e krahasoi me skandalin “5D” në Bashkinë e Tiranës.

Sipas gazetarit, shoqëria KAYO është krijuar me nismë të kryeministrit dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke u paraqitur si një përzierje mes sektorit privat dhe shtetit, me qëllim zhvillimin e procedurave të tenderimit.

“KAYO është një ‘5D’ e mbyllur, e njëjtë në thelb me skemat e mëparshme të dyshuara për abuzime”, u shpreh Hoxha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×