“Mazhoranca shtyu procesin deri më 28 janar”, Arsejda Gjyli: Nëse kërkesa e SPAK për Ballukun shkon në Kuvend, do të ketë rrjedhje votash nga PS

Për pedagogen Arsejda Gjyli, shkaku i bllokimit prej 6 javësh të mbledhjes së Këshillit të Mandateve është i PS, e cila bëri rezistencë për të shtyrë procesin me qëllim që vendimi për Belinda Ballukun së pari të merrej më 22 janar në Kushtetuese, e më pas më 28 janar, Këshilli i Mandateve të votonte nëse do të pezullohej ose jo zv/kryeministrja e marrë e pandehur nga SPAK.

Gjyli tha se nëse kërkesa e SPAK shkon në Kuvend, do të ketë rrjedhje të votave nga ana e mazhorancës.

“Në mazhorancë dyshoj nëse do të ketë rrjedhje në vendimarrjen për Ballukun. Brenda PS jo të gjithë ja duan të mirën Ballukut, dhe mund të ketë rrjedhje, pasi e shohin njeriun nr.2 pas Ramës.

Rrjedhje të tilla në PS është e vështirë të ndodhin pa miratimin e kokës”, u shpreh pedagogia Arsejda Gjyli.

Arsejda Gjyli: Ka patur një rezistencë nga PS për ta shtyrë procesin në mënyrë të atillë për të dalë si fillim vendimi në datën 22 janar në Kushtetuese dhe në 28 merret vendimi për pezullimin ose jo të Ballukut.

Jemi në një pikë ku opozita nuk merret seriozisht në kërkesat e saj. Nga ana tjetër vetë opozita ka çeduar në disa pika si votimi që bëri për Avokatin e Popullit që coi në pikëpyetje të mëdha për mënyrën si ka funksionuar dhe konsistencën për cështjen Balluku. Kjo ka bërë që dhe publiku mos ta marrë seriozisht duke reflektuar dhe në mbështetjen në protestat/

Sot mazhoranca ka 83 mandate dhe ka mazhorancë parlamentare dhe në vendimin që do të merret për heqjen e imunitetit dhe vendimarrja është e mazhorancës. Në pika të caktuara kemi parë që dhe opozita vetë ka patur rrjedhje në vendimarrje. Në mazhorancë dyshoj nëse do të ketë rrjedhje në vendimarrjen për Ballukun. Brenda PS jo të gjithë ja duan të mirën Ballukut, dhe mund të ketë rrjedhje, pasi e shohin pas Veliajt njeriun nr.2 pas Ramës.

Rrjedhje të tilla në PS është e vështirë të ndodhin pa miratimin e kokës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×