
Fshati Obot, në qarkun e Shkodrës, është izoluar plotësisht si pasojë e përmbytjeve, pasi uji ka mbuluar rrugët kryesore. Aktualisht, as mjetet e ushtrisë nuk arrijnë të kalojnë, duke e bërë të pamundur lëvizjen nga dhe drejt zonës.
E vetmja mënyrë komunikimi dhe transporti për banorët mbetet lëvizja me varka. Banorët shprehen se situata është tepër e vështirë dhe se përditshmëria e tyre është paralizuar nga uji që ka pushtuar gjithçka.
Banorët e Obotit tregojnë se dëmet në tokat bujqësore janë të mëdha, duke theksuar se përmbytjet kanë shkatërruar të mbjellat dhe po rrezikojnë burimin kryesor të të ardhurave për shumë familje. Sipas tyre, përmbytja ka ardhur si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet, çka ka bërë që rruga të jetë e pakalueshme dhe sipërfaqe të tëra toke të mbeten nën ujë. Aktualisht, sipërfaqja e përmbytur në qarkun e Shkodrës përllogaritet në mbi 1 mijë hektarë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë dëmet e shkaktuara.
and then