Sherri në Lezhë! Policia njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij 20-vjeçar

Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur ditën e sotme në një lokal të qytetit.

Sipas policisë rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe Nikolin Marku 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç, vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe Nikolin Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit Gëzim Ndoka dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Sipas policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×