
Blerina Basha, nëna e 3 fëmijëve të mitur, rasti i të cilëve u denoncua dje në Durrës, ka thyer sërish heshtjen.
Ajo tha se shtëpia ishte në atë gjendje për shkak se prej disa ditësh në pallat nuk ka pasur ujë të pijshëm. Ajo tha se detyrohej të punonte dhe fëmijët i linte brenda në shtëpi, por nuk do t’i braktiste kurrë ata.
“Kam familje, por ndodhen jashtë për momentin se nuk janë mirë ekonomikisht. Shtëpia ok, nuk ka qenë në rregull, por jo në atë gjendje. Fëmijët ishin brenda dhe erdhi ish-vjehrra pasi unë i kam rritur me idenë; ke një baba, një gjyshe. Kur doli nga burgu ish-burri nisi lekë për fëmijët, 180 mijë lekë. Por çfarë do bëje unë nëse rri në shtëpi. E kam 300 mijë lekë qiranë. Fëmijët kanë qenë në shkollë, por kanë qenë sëmurë. Kisha çuar raport në shkollë. Ishin dhe dy javë pushimet. Ditën e hënën nis shkolla, të martën ndodhën përmbytjet dhe ndenjën në shtëpi. Sot ne jemi pa ujë në pallat. Drita kemi, por ujë jo. Nuk jam nënë që abuzoj me fëmijët. Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, se po të doja e kisha bërë me kohë.”, tha ajo.
and then