Goditi një nga policët/ U arratis nga spitali i Durrësit, zbulohet itinerari i të dënuarit për 4 vrasje. Ngrihen postblloqe

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci, i cili ndodhej i shtruar në repartin infektiv të spitalit Rajonal të Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për se i dënuari për 4 vrasje, ka goditur një nga efektivët dhe më pas është larguar nga dhoma e tij, që ndodhej në katin e tretë të spitalit. Ndërkohë policia po heton nëse ka qenë një arratisje e planifikuar dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë plan.

Pasi ka lënë spitalin, ai ka ecur përgjatë itinerarit që të çon drejt varrezave të Durrësit.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe, në mënyrë të tillë që të bëjë të mundur kapjen e tij. Po ashtu po vëzhgohen të gjitha kamerat e sigurisë në spital, por dhe përgjatë rrugëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×