“Kam burrin dhe djalin të bllokuar atje!”/ Tmerr në Fier! Qytetarët ngrenë alarmin: Nuk po kontaktojmë dot me familjarët tanë, kemi frikë se…

Çarja e argjinaturës në disa segmente, si pasojë e prurjeve të shumta të Semanit ka bërë që lumi të vërshojë në disa fshatra të Fierit, ndërsa disa qytetarë të shqetësuar bëjnë të ditur se kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre, për shkak të izolimit të zonës nga uji.

Banorët bëjnë apel për ndihmë urgjente ndërsa vijon operacioni për evakuimin e tyre dhe të bagëtive të izoluara, ndërsa shprehen se primare për ta janë shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Kam 300 kokë bagëti, nuk i nxorëm dot sepse erdhi uji me forcë. Atje kam burrin dhe djalin, të ikin t’ lënë delet, dua të iki t’i shoh”, tha një prej banoreve.

“Prej dje janë shqyer argjinaturat. Kjo është hera e parë, jam 53 vjeç dhe nuk ka ndodhur një përmbytje e tillë më parë. Shkak janë mos mirëmbajtja e argjinaturave”, u shpreh një tjetër.

“Është çobani lart, kanë tre ditë pa bukë nuk e dimë as ku janë. Nuk kanë bateri në telefon dhe nuk dimë se çfarë bëhet. Duam t’i nxjerrim që atje, nuk po pyesim më për mallin, duam vetëm të shohim për njerëzit, jetët e njerëzve”, deklaron një tjetër banor.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×