“Kurthi që bëri Rama me Ballukun, e turpshme”, Klevis Balliu: Po tentohet rehabilitimi i një hajduteje, pas saj qëndron kryeministri

Deputeti i PD, Klevis Balliu, i ftuar në studion e New24, e ka cilësuar të turpshme, atë që ai e quajti “kurth” të kryeministrit Edi Rama, duke ulur pranë zyrtares së lartë të ambasadës së SHBA-së, Nensi VanHorn, zv/kryeministren e marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku.

Balliu tha se Rama po shfrytëzon situatën e përmbytjeve për të rehabilituar figurën e Ballukut.

Klevis Balliu: Kurth ajo që bëri Rama duke ja ulur afër VanHorn pranë kriminele Ballukut, nuk e bën dot pis ambasadën amëerikane.

Kanë shfrytëzuar situatën e përmbytjeve për ta rehabilituar Ballukun, ndërkohë që ajo është përgjegjëse për të gjitha përmbytjet që kanë ndodhur në Shqipëri, qoftë për hidrovoret. Vazhdimësia e një plani për rehabilitimin e saj, pasi pas dosjes së Ballukut është Rama.

Bllokimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve është bërë nga Rama. Këshilli i Mandateve është bllokuar nga Rama dhe Niko Peleshi ka kycur dyert e parlamentit vetëm që të mos bëhet ajo mbledhje.

Atje vazhdon vjedhja, dhe ajo vazhdon të prishë provat, por ne jetojmë në narkoshtet, nëse vjedh një bukë të fusin në qeli, nëse vjedh një popull të japin ministri.

Qëndrimi i opozitës është shumë i qartë në raport me Ballukun.

Në rastin e Ilir Metës, është në burg me masë arresti, edhe nga PS, Beqaj, Veliaj, dhe Ahmetaj po ashtu. Në rastin e Ballukut po bëhet gjithcka për ta shpëtuar nga burgu pasi pas saj është Edi Rama.

Ai që është në burg, erdhi për shkak të protestave tona para bashkisë.

Pjesëmarrja e ulët në protestat e së hënës nuk është tregues i mbështetjes për opozitën.

Ai që u arratis sot, është zar i Çopajve, arratisjen ja mundësoi policia.

Rama do të bëjë gjithcka për të bërë marrëveshje me Ballukun. Rama ka vetëm një formë të arrestohet.

Për sa kohë nuk arrestohet Rama, vjedhja do të vazhdojë. Protesta e 24 janarit në vazhdën e përshkallëzimit të aksionit të opozitës.

Asgjë nuk përjashtohet nga përshkallëzimi



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×