
Altin Ndoci, një prej emrave më të shumëpërfolur të botës së krimit i pandehur në procesin “Plumbi i Artë” dhe i cilësuar si vrasësi me pagesë i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, u arratis këtë të martë nga ambientet e Spitalit Rajonal në Durrës.
Ai ishte shoqëruar nga punonjësit e policisë së Burgjeve për vizita mjekësore në repartin Infektiv në dhomën e posaçme ku trajtohen të paraburgosurit apo të dënuarit.
Burimet thonë se një moment ka kërkuar të shkojë në tualet ku aty ka goditur një nga 3 punonjësit e policisë së burgjeve dhe është larguar.
Mësohet se një nga policët ka qëlluar në ajër, por Ndoci është larguar.

Altin Ndoci largohet me vrap
Në parkimin e spitalit atë e priste një “Audi” të bardhë, A7, me targa AA700RS dhe sapo është ngjitur në të, mjeti ka lëvizur në drejtim të Spitallës.

Efektivi i Burgjeve me armën në dorë, pas arratisjes së Altin Ndocit
Policia ka ngritur postblloqe në Durrës dhe Tiranë për të bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa ka dyshime se arratisja ka qenë e planifikuar më herët. Në dispozicion të planit të Ndocit ka patur informatorë dhe bashkëpunëtorë, bëjnë të ditur burime për .
Pas arratisjes, Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut Durrës, Indrit Cerloj, nën drejtorin, mjekun dhe 7 zyrtarë të tjerë.
I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë.
Ai akuzohej në këtë të këtij procesi për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Çela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.
Pas përplasjes së dy miqve, Dumani veproi për llogari të Erion Alibej, kundërshtar me Çopjat, ndërsa Talo Çela për llogari të Franc e Hajdar Çopjas.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja.
Altin Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
and then