
Kevin De Bruyne, në garë me kohën për t’u rikthyer në fushë, nuk nguroi t’i shpesh dashurinë në distancë ekipit të tij, Napolit: “Jam pjesë e Napolit, dua të zbuloj limitet e mia aty”, u shpreh De Bruyne. Ndryshe nga belgu, në shtëpinë e Napolit po mendojnë të ndërpresin bashkëpunimin me De Bryne, kjo për dy arsye shumë të forta, forma e tij fizike dhe paga sezonale.
Belgu përfiton te Napoli 11,2 milionë euro në sezon dhe ka një kontratë deri në 2027. Drejtuesit e Napolit kërkojnë të kursejnë këtë pagë të majme për të investuar diku tjetër, por me sa duket De Bruyne nuk ka ndërmend të largohet, të paktën jo gjatë merkatos së janarit.
and then