
Arratisja e bujshme e të paraburgosurit Altin Ndocaj nga spitali i Durrësit ka shkaktuar reagime të forta në radhët e ekspertëve të sigurisë. Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, i ftuar në studion e News24, ka deklaruar se në këtë rast nuk është zbatuar asnjë procedurë ligjore dhe se përgjegjësia shkon përtej drejtuesit të burgut.
“Sot doli urdhri për shkarkimin e drejtorit të burgut dhe zinxhirit komandues, por ata duhet të ishin arrestuar në flagrancë. Unë mendoj se janë implikuar,” u shpreh Prençi, duke e cilësuar skandalin shumë më të rëndë sesa një shpërdorim i thjeshtë detyre.
Sipas tij, rasti nuk mund të trajtohet si neglizhencë administrative, kur bëhet fjalë për një të paraburgosur me akuza për katër vrasje. “Nuk mund të quhet shpërdorim detyre kur një person i tillë lirohet pa pranga dhe trajtohet si qytetar i lirë. Këtu mund të ketë pagesa shumë të mëdha, edhe deri në 1 milion euro, që dikush të marrë përsipër një veprim të tillë,” deklaroi ai.
Prençi theksoi se mënyra se si i paraburgosuri është lejuar të lëvizë lirshëm tregon se kjo nuk ka qenë një situatë e rastësishme. “Sapo është shfaqur kamera, fakti që ai lëvizte i lirë tregon se kjo gjendje është lejuar nga vetë autoritetet. I paraburgosuri kishte kushte për të vrapuar dhe për t’u arratisur, kushte që ia ka krijuar vetë drejtoria e burgut,” shtoi ai.
and then