Bundesliga/ Në ndjekje të Bayern, Dortmund mund lehtësisht Werder, konsolidon pozitat në vendin e 2-të

Borussia Dortmund u rikthye te fitorja duke mundur 3-0 Werder Bremen në “Signal Iduna Park”, me Serhou Guirassy-n që i dha fund thatësirës së tij të golave në Bundesliga. Në ndeshjen e fundit për fazën e pare në Bundesligë, verdhezinjtë konsolidojnë vendin e dytë në renditje. Verdhezinjtë e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 11-të me një goditje me kokë të kapitenit Nico Schlotterbeck pas këndores së Ryerson.

Dortmundi dominoi lojën dhe krijoi raste të shumta, ndërsa Werder u përpoq të reagonte me Njinmah, por pa sukses. Goli i dytë erdhi në minutën e 75-të, kur Marcel Sabitzer shënoi me një gjysmëvole nga jashtë zone. Në minutën e 83-të Guirassy vulosi rezultatin, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen mike dhe duke i dhënë fund një serie prej shtatë ndeshjesh pa gol.

Me këtë fitore, Dortmundi e ngushton diferencën me kreun e renditjes në tetë pikë, në pritje të ndeshjes së Bayern Munich.

Në sfidat e tjera, ran ë sy suksesi i Stuttgart ndaj Frankfurt 3-2. Pas triumfit pak ditë më pare ndaj Bayer Leverkusen, skuadra e Stutgar konfirmon formën e mire që po kalon, duke prekur për momentin vendin e 3 pas fazes së pare në kampionatin gjerman. Ndërkohë sfida mes Hamburg dhe Bayer Leverkusen u shty, për shkak të motit të keq, që ka mbërthyer këto ditë Gjermaninë veriperëndimore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×