
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Në fshatin Dhëmblan është gjetur trupi i pajetë i shtetasit 56-vjeç, në një stan.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
and then