“Gomari po udhëheq kuajt”/ Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, Prençi: Sistemi i drejtimit të burgjeve me patronazhistë, të burgosurit vip-a si në hotele me 5 yje

Shemsi Prençi, ish-drejtues në Policinë e Shtetit teksa ka komentuar arratisjen spektakolare të Altin Ndocit dje nga spitali i Durrësit, pohoi se sistemi i drejtimit të burgjeve në vendin tonë është mbushur me patronazhistë.

Ai tha në programin e drekës në News24 se prej 1 viti ka denoncuar rastet dhe shkeljet permanente për shkatërrimin e sistemit të burgjeve. Mes të tjerash ai tha se duhet të hetohet se rasti se kush ka qenë mjeku që ka dhënë rekomandimin për Ndocin, dhe jo të merreshin me kryeinfermierin.

“Me shumë se një vit, në mënyrë permanente kam denoncuar shkatërrimin e sistemit të burgjeve, krijimin e kushteve të barabarta si një hotel me 4 apo 5 yje për të arrestuarit vip. Në burgun e Lezhës, ku kam denoncuar që futen për trajtime speciale, duke aplikuar masazhator apo masazhatore për të burgosurit vip, edhe pse se mori statusin e burgut-spital. Gjithçka duhet bërë konform një rregulli, një statusi. Ajo çka është më e trishtueshme është se sistemi i drejtim-komandimi i burgjeve janë mbushur me patronazhistë. Ulsi Manja shërbeu si katalizatorë që të mbushte sistemin e burgjeve me patronazhistë dhe s’është zbatuar procedura standarde, për sigurimin e të dënuarve në vendet e mjekimit siç ishte në rastin e spitalit të Durrësit dje. Nuk është zbatuar as procedura e mjekut kompetent. Për ngjarjen e djeshme dhe për vrasjen në burgun e Peqinit, janë me dashje, pasi në rast se shmangen procedurat e shoqërimit, një ngjarje e tillë ndodh. Kush e dha rekomandimin për rastin e Durrësit? Nuk jep rekomandime kryeinfermieri i vendvuatjtjes së dënimit. Nëse do të shkojë, a është zbatuar procedura standarde?”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×