
Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick ka folur së fundmi për largimin e Xabi Alonsos nga Reali.
“Ky është futbolli dhe nuk është çështje që më takon. Ajo që mund të them është se kam një raport shumë të mirë me Xabin, njihemi që kur ai ishte te Bayer Leverkusen dhe kemi ruajtur kontaktet.
Ky është futbolli dhe unë i uroj më të mirën, jam i sigurt se do të gjejë shumë shpejt një projekt për të dhe stafin e tij teknik. Ky është futbolli, jeta vazhdon, por ai është një trajner shumë i mirë dhe ka një të ardhme të ndritur përpara.
‘Barcelona-Në fund asnjëherë nuk e di se cfarë do të ndodhë, gjërat ndryshojnë, edhe këtu mund të ndodhë, futbolli varet nga fitoret-shtoi Hansi Flick-ndjesia që pata që në orët e para kur erdha këtu ishte shumë e qartë; të punojmë së bashku dhe tani dukemi si një familje, presidenti, futbollistët, stafi, klubi, drejtuesit, Deco prindërit, motrat vëllezërit dhe motrat, jemi një familje e madhe dhe e vlerësoj shumë atë që kemi ndërtuar. E ndjeva këtë në Arabi dhe është një situatë shumë pozitive. E vlerësoj shuymë këtë kulturë’.
and then