Zgjerohet harta e kërkimeve/ Policia në ‘gjueti’ të Altin Ndocit, kontrolle nga Astiri në Selitë e Don-Bosko. Çfarë deklarojnë familjarët e tij

Zgjerohet harta e kërkimeve për gjetjen dhe arrestimin e Altin Ndocit, i cili u arratis dje nga spitali i Durrësit. Policia ka zhvilluar kontrolle të shumta në disa zona të Tiranës në kuadër të kërkimeve për 38-vjeçarin Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e martë nga Spitali i Durrësit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për Arena e Lajmit se kontrolli është kryer në Astir, Don Bosko, Selitë dhe zona të tjera, përfshirë edhe banesën e tij në Yzberisht.

Familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij.
Si rrugë lidhëse me Durrësin, uniformat blu kanë kryer gjithashtu kontrolle në rrugën e Ndroqit, ndërsa kërkimet për lokalizimin e Ndocit vazhdojnë intensivisht.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×