Botërori “tërbon” tifozët, FIFA konfirmon shifra të “çmendura”, 500 mln kërkesa për biletë

Botërori “FIFA2026” po “tërbon” tifozët, me FIFA që konfirmoi se deri në këtë pikë ka marrë mbi 500 milionë kërkesa për bileta. Përjashto këtu vendet organizatore, USA, Meksikë dhe Kanada, kërkesat më të larta për bileta kanë ardhur nga vende si Gjermania, Anglia dhe Brazili.

FIFA u akuzua për çmime të larta për biletat, por së fundmi qeveria e futbollit njoftoi për bileta me 60 dollarë kosto, por që do të jenë të disponueshme vetëm nëpërmjet federatave respektive.

Në këtë periudhë, në fazën e fundit të shitjeve të biletave, ndeshja me më shumë kërkesa ka qenë Kolumbi-Portugali, në program për t’u zhvilluar më 27 qershor në Miami.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×