Esposito nderon Inter, por Chivu nuk feston: Do jetë luftë deri në fund (VIDEO)

Me Martinez në stol dhe pa Calhanoglu, Inter vuan shumë ndaj Lecce-s, por në fund dalin me 3 pikë pas suksesit 1-0, një fitore e firmosur nga Pio Esposito-n. Në pritje të Milan, Inter i dërgon një tjetër mesazh çdo rivali në Serie A, janë ata ekipi për t’u mundur, janë ata favoritët kryesor në garën për titull, këtë e kuptoi edhe Napoli, me ekipin e Conte-s që shkëputet me 6 pikë.

Në “San Siro” u zhvillua një ndeshje e fortë, e luftuar për çdo top, kjo edhe për meritë të Lecce-s, që në disa momente, si në fundin e pjesës së parë, u përpoq të bënte keq Inter.

Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, edhe pse Chivu ndërhyri në formacion, por lëvizja fituese erdhi në minutën e 72-të kur hodhi në fushë edhe Lautaro Martinez, pikërisht një goditje e fortë e kapitenit brenda në zonë, nuk u devijua si duhet nga portieri, me topin që u kthye në këmbët e Pio Esposito-s. Talenti zikaltër nuk fali duke tundur rrjetën në minutën e 78-të, një gol që në fund rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar.

Pavarësisht këtij suksesi dhe shkëputjes në krye, Chivu nuk feston përpara kohe, i vetëdijshëm se gara për titull do të jetë e luftuar deri në pikën e fundit:

“E prisja një ndeshje të vështirë pasi atij takimi të dielën, ku shpenzuam shumë energji, por nuk morën atë që na takonte. Ekipi vuajti, por besoi deri në fund duke dhënë shpirtin në fushë. Jam shumë krenar për djemtë dhe sjelljen e tyre. Kampion dimri? Rendësi ka të jesh deri në fund në krye. Do të jetë një kampionat i luftuar deri në fund, pikë për pikë”, u shpreh Chivu pas suksesit 1-0 përballë Lecce-s.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×