Mungoi në seancën për dosjen “Plumbi i artë”, Drejtoria e Burgjeve njofton GJKKO: Altin Ndoci u arratis, po e kërkon policia!

E gjithë vëmendja e Drejtorisë së Burgjeve dhe Policisë së Shtetit është tek arratisja e Altin Ndocit, një personazh i botës së errët të krimit, i cili arriti që t’i shpëtonte sigurisë dhe të largohej nga spitali i Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratinë e Ndocit. Shkresa e DPB u lexua gjatë procesit gjyqësor të dosjes “Plumbi i artë”.

“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e DPB.

Ndërkohë në lidhje me situatën, prokurorët e SPAK në sallën e gjyqit i kërkuan gjykatës t’i drejtohet me shkresë për informacion në lidhje me Altin Ndocin, nëse është i shpallur ose jo në kërkim prej saj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×