
Në emisionin me “Zemër të Hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, në News24 u soll në vëmendje ngjarja shqetësuese e nënës me 3 fëmijët e Durrës. Ngjarje e cila solli një reagim të madh publik pas pamjeve të publikuara të ambienteve të banesës, ku shiheshin tre fëmijët në gjendje të vështirë dhe shtëpia e shkatërruar.
Në këtë intervistë të dhënë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, nëna e tre fëmijëve ka dhënë versionin e saj, duke mos i pranuar akuzat. Ajo u shpreh se çështjen ia ka lënë drejtësisë e policisë për të hedhur dritë mbi situatën, pasi siç thotë ajo dikush tjetër mund ta ketë bërë dikush tjetër.
“Këtë verë kam qenë në Shqipëri. Verën e kaluar kam ikur në gusht dhe kam qëndruar tre net të shtëpia e tyre, ka ikur te familja ime dhe jam kthyer në shtator që ka nisur shkolla. Kur shkova në Itali ish anë shtëpinë e ish vjehrrës për hir të fëmijëve, por më pas gjërat nuk shkuan mirë, pasi më ndërhynin në jetën time. “Babi i vet i shprehej të punojë mami”.
Ish-vjehrra ka thënë se ish i dashuri yt i ka dërguar mesazh?
“Gjërat do të dalin. Nuk është e vërtetë. Unë dorë nga fëmijët e mijë nuk heq. Toka me qiellin të bashkohet. Pas festave fëmijët nuk shkuan në shkollë sepse ishin të sëmurë. Shkollën e kam njoftuar. Unë ia kam lënë çështjen të gjithë policisë. Shërbimi social ka qenë në lajmërim edhe nga ana ime”, tha ajo.
Në zonën e plazhit të Durrësit, ke sjellë probleme në komunitet?
“Kam qenë në Itali dhe kur jam kthyer kam marrë banesë direk. Në Gjermani kam qenë kur jam ndarë nga ish burri. Kam qenë në azil. Pata një ekspuls, tani e kam të hapur, pasi si çdo shtet ka rregullat e veta”, u shpreh ajo.
and then