
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar në studion e News24 vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i cili ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve për të cilat janë pezulluar përpunimet e vizave të emigracionit.
Sipas Mediut, është e papërgjegjshme të thuhet se kjo masë nuk ka lidhje me vendin tonë, ndërsa shtoi se një problem i qartë lidhet me hyrjet e paligjshme të emigrantëve që nuk janë kthyer më në fuqi punëtore në SHBA. “Nga statistikat rezulton se një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë përfitonin ndihma sociale,” tha ai.
Mediu u shpreh i surprizuar që Serbia nuk është përfshirë nga SHBA dhe e lidhi këtë me diplomacinë. Ai kritikoi nivelin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë, duke theksuar se vendi nuk ka ende mekanizma të ngjashëm me ato të vendeve të tjera të Ballkanit dhe BE-së për kontrollin e financimeve pas investimeve të huaja.
“Ka shumë para që vijnë jashtë sistemit bankar dhe që mund të jenë për pastrim parash. SHBA është e shqetësuar për këtë dhe ky shqetësim është i shtuar,” tha Mediu.
Ai theksoi gjithashtu se Ambasada e SHBA ka kërkuar siguri juridike për bizneset amerikane në Shqipëri, duke vënë në dukje rëndësinë e krijimit të një politikë të qartë për investimet dhe lëvizjet financiare nga jashtë.
and then