
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të pezulluar procesin e dhënies së vizave ndaj Shqipërisë.
‘Ky realitet prodhon një zinxhir pasojash. Keqqeverisja sjell varfëri, mungesë perspektive dhe pasiguri sociale. Në këto kushte, largimi masiv i qytetarëve nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Shpopullimi i vendit është reagimi më i qartë ndaj një shteti që nuk u ofron qytetarëve të ardhme’, shkruan Muçollari.
Reagimi i Grigels Muçollarit:
Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk është një veprim i rastësishëm dhe as një problem thjesht diplomatik. Ai lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si qeveriset vendi. Korrupsioni i përhapur, kapja e institucioneve dhe mungesa e sundimit të ligjit kanë cenuar seriozisht besueshmërinë e Shqipërisë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.
Ky realitet prodhon një zinxhir pasojash. Keqqeverisja sjell varfëri, mungesë perspektive dhe pasiguri sociale. Në këto kushte, largimi masiv i qytetarëve nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Shpopullimi i vendit është reagimi më i qartë ndaj një shteti që nuk u ofron qytetarëve të ardhme.
Emigrimi masiv dhe shpopullimi janë kështu pasojë direkte e të njëjtit shkak: keqqeverisjes dhe korrupsionit sistemik.
Fatura, se shpejti do ti jepet kryeministrit per ta paguar sepse kur SHBA të heq vizën, ne thelb nuk ka per qellim te ndëshkoje Shqiperine, por vjen si nje reflektim i dështimit te një modeli qeverisës që po e zbraz vendin nga njerëzit e tij.
and then