
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi, duke u ndalur te puna e SPAK dhe roli i faktorëve ndërkombëtarë në avancimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë.
Sipas Kokës, realiteti politik dhe juridik në Shqipëri nuk mund të injorohet, pasi disa prej figurave kryesore të pushtetit janë tashmë përballë drejtësisë. “Ne sot nuk mund të bëjmë dot sikur Erion Veliaj nuk është në burg, apo sikur Belinda Balluku nuk është nën akuzë zyrtarisht”, u shpreh ai.
Gazetari theksoi se pas këtyre zhvillimeve qëndron një ndikim i fortë ndërkombëtar, përtej ndarjeve mes mazhorancës dhe opozitës. “Është një dorë ndërkombëtare që bën gjërat të lëvizin”, deklaroi Koka, duke shtuar se disa prej dosjeve më të bujshme nuk kanë ardhur rastësisht.
Duke iu referuar hetimeve që lidhen me AKSHI-n dhe Ergys Agasin, Koka bëri me dije se për këto çështje ka pasur angazhim të drejtpërdrejtë nga Gjermania. Sipas tij, ministri i Jashtëm gjerman ka ardhur personalisht në Shqipëri dhe ka zhvilluar takim me kreun e SPAK. “Ajo që po ndodh me AKSHI-n dhe ajo që pritet të ndodhë më tej, është e shtyrë nga Gjermania”, u shpreh ai.
Koka ndaloi edhe te roli i Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se mesazhet e ambasadës amerikane në Shqipëri janë më të drejtpërdrejta krahasuar me vendet e tjera të rajonit. “Ambasadat e SHBA-ve në rajon nuk ndajnë mesazhe kundër narkotrafikut siç ndodh në Shqipëri. Kjo tregon se çdo vend ka specifikën e vet”, tha gazetari.
and then