
Gjinekologu Shkëlqim Balili, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka folur në lidhje me shtatzënitë dhe kujdesin që çiftet duhet të tregojnë në mënyrë që koncepsini të jetë më i lehtë dhe shtatzënia të mos ndërpritet në javët e para.
Mjeku nënvizoi rëndësinë që kanë për shtatzëni vitamina D dhe ferritina, ndërsa specifikoi se ndrydhe nga sa është perceptimi publik, gjinia e bebit përcaktohet nga babai dhe kromozini i tij që lidhet me kromozonin e nënës.
“Të gjitha çiftet që duan të krijojnë një shtatzëni me patjetër duhet të bëjnë një konsultë pre koncepsionale sepse janë me mijëra rreziqe që parandalojnë shtatzëninë apo ndikojnë që shtatzënia të ndërpritet brenda pak kohësh. Shëndeti i jetës është shëndeti dhe Zoti e krijoi njeriut që të riprodhojë kur të jetë i shëndetshëm.
Kombi jonë dua të jetë një komb i shëndetshëm dhe të ketë informacion. Sa I përket gjinive Zoti i ka ndarë gjërat.
Por gjinia e bebit përcaktohet nga babai, kjo pasi femra ka kromozonet XX ndërsa mashkuli kromozonet XY. Nëse mashkulli jep kromozonin Y fëmija del djalë. Mashkulli duhet ta ketë spermatozoidin ‘marins amerikan’ që kromozoni Y të kalojë ‘shtatë dete’ ndryshe nuk bën dot djalë.
Të rëndësishme për shtatzënisë është Vitamina D dhe ferritina.
Të gjitha vajzat e gratë që para ciklit kanë luhatje humore, nervozizëm dhimbje koke, tensionim të gjoksit, ka crampe në bark dhe lodhje, kjo quhet sindromi pre menstrual dhe kjo është një gjendje që tregon patalogji dhe nuk duhet të konsiderohet si normale”, tha ai.
and then