“Ligjet që do të dërgohen në Kuvend duhet të miratohen!”, Rama këshillë socialistëve: Nuk jemi francezë që të kërkojmë të trajtohemi si Franca! Mos bëni gabim…

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS, ku veç të tjerash foli në lidhje me procesin integrimit në BE si dhe përafrimin e legjislacionit me unionin.

“Negociatat mbi një draft që hyn në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës së ligjit europian, negociohet me komisionit, i imponohet qeverisë dhe vjen në Parlament. Kur vjen në parlament duhet miratuar, jo diskutuar, sepse t’i hyjmë diskutimit të një ligji të tillë duhet më parë të diskutojmë nëse duhet të hyjmë apo jo në E.
Me të drejtë disa shokë e kolegë bëjnë gabimin që bëja dikur edhe unë. Arrin një draft që vjen nga qeveria pasi është dakordësuar me komisionin dhe nisin i referohen vendeve të tjera të BE.

Shiko se Franca nuk e ka kështu, as Gjermania apo Kroacia. Miqtë e mi, këtë gjë po e ndaj me ju si eksperiencë e duke shpresuar që e dini që nuk jam lehtësisht i përthyeshëm ju ftoj të jeni të përthyeshëm në këtë pikë.
Që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca, ne jemi Shqipëria.
Nuk kërkuam ne të jeni pjesë e jona, ju kërkuat dhe ne jemi të lumtur t’ju kemi pjesë tonën.
I gjithë procesi ka sjellë rëndim të kushteve për atë që ka ardhur më pas, ata që kanë hyrë në BE në fillim nga ish perandoria komuniste e lindjes e kishin procesin më të lehtë dhe janë bërë anëtarë me shumë më pak kushte”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×